“Modë e re”: Këta janë politikanët e Kosovës që mbollën flokët

Lajme

“Modë e re”: Këta janë politikanët e Kosovës që mbollën flokët

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:44
Dardan Molliqaj dhe Daut Haradinaj

Mbjellja e flokëve është kthyer në trend për fytyrat publike në vend. Pas këngëtarëve e moderatorëve, ky trend së fundi ka arritur edhe tek politikanët.

Një prej politikanëve që së fundi ka kryer këtë ndërhyrje estetike është edhe Kryetari i Partisë Sociademokrate, Dardan Molliqaj.

I pari i PSD’së, në fotot e mëposhtme shihet qartazi se ka mbjellë flokët.

Image

Një ndërhyrje të tillë e kishte bërë muaj më parë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Edhe deputeti nga radhët e PDK’së, Elmi Reçica i ka mbjell flokët.

Image
Image

Përveç politikanëve, edhe estrada po e ndjek trendin e njëjtë.

Në fotot që kanë publikuar, vërehet se flokët i kanë mbjellur edhe Gold AG, Getuar Selimi e Naim Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat