Takimi virtual Vuçiq-Medvedev – konfirmohen raportet e mira mes Serbisë edhe Rusisë

Lajme

Takimi virtual Vuçiq-Medvedev – konfirmohen raportet e mira mes Serbisë edhe Rusisë

Nga: F.B Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:13
Aleksandar Vucic

Presidenti Vuçiq dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë Medvedev kanë biseduar përmes video-lidhjes , ku kanë konfirmuar raportet e mira mes dy vendeve dhe janë pajtuar që pas pandemisë të vazhdojnë takimet rreth çështjeve ekonomike edhe politike, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ata kanë konfirmuar bashkëpunimin dhe raportet shumë të mira mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Takimi përmes vido-lidhjes i gjatë edhe miqësor, ku janë trajtuar situata rreth virusit dhe krizës së shkaktuar globale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në masat për parandalimin e saj.

Sipas shërbimit për media të presidencës, Vuçiq u falënderua për mbështetjen e Federatës Ruse për Serbinë, ndihmat dhe mbështetjen në krizën shëndetësore, duke shtuar se zgjidhja e vetme e drejtë e shpëtimit të popullatës është përdorimi i vaksinës kundër Covid-19.

Në të njëjtën kohë, Vuçiq dhe Medvedev potencuan bashkëpunimin e mirë në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Vuçiq ka falënderuar veçanërisht Rusinë për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

Medvedev ka theksuar se përshëndet politikën e Serbisë dhe sjelljen e saj si shtet i pavarur edhe raportin miqësor ndaj Rusisë.

Të dy biseduesit u pajtuan që pas fitores ndaj virusit të takohen dhe të shkëmbejnë qëndrimet rreth çështjeve politike edhe ekonomike mes dy vendeve.

Kjo bisedë u bë në prag të Forumit ndërpartiak ndërkombëtare "ShOS+" në temën “Ekonomia për njerëz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat