Daçiqit i mbetët në gjysmë fushata e egër kundër Kosovës, Vuçiq ia ndërron postin

Lajme

Daçiqit i mbetët në gjysmë fushata e egër kundër Kosovës, Vuçiq ia ndërron postin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:51
Daçiq dhe Vuçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk do të mund ta realizoj më fushatën e tij të egër kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, kjo për faktin se shef i tij, Aleksandër Vuçiq, tashmë do t’ia besoj një post tjetër.

Vuçiq ka vendosur që me marrëveshjen e re ta çojë Daçiqin në krye të Parlamentit të Serbisë. Porse ende nuk dihet se çfarë plane ka bërë Vuciq për Daçiqin në krye të Parlamentit serb.

Bashkimi Evropian nëpërmjet Lajcak ka dhënë sinjale se do t’i kërkojë Serbisë heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, por ka gjasa që kjo patate e nxehtë mund të bie në dorën e Daciqit, nëse gjatë 2 vjetëve të ardhshëm hynë në agjendën e ligjvënësve serbë.

”Daçiq, ministër i deritashëm i Punëve të Jashtme, do të jetë kryetar i Kuvendit të Serbisë”- ka thënë Vuçiq duke theksuar se është me rëndësi që ish -zëdhënësi i Milloshevqit, Ivica Daciq të punojë e zhvillojë dialog në Parlament me grupe të ndryshme.

Siç bëjnë me dije mediat serbe, mbrëmë Vuciq ka theksuar që qeveria e re do të ketë mandat të kufizuar deri më 3 prill të vitit 2022 kur në shtetin serb do të mbahen edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare.

Presidenti serb ka bërë me dije se në Qeverinë e re të Serbisë do të ketë disa ministri të reja, përfshirë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Dialogun.

Sipas Vuçiq një ndër detyrat e qeverisë së re janë edhe interesat e Serbisë në Kosovë. Kësaj herë Vuçiq nuk ka përdorur ndonjë formulim se “Kosova është pjesë e Serbisë” apo se qeveria e re e Serbisë do të angazhohet që “Kosova të mbetet në Serbi dhe të ruaj tërësinë e saj territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat