“Avullimi” i mbi 2 milionë eurove, reagon edhe Çun Lajçi: E çka tash?

Lajme

“Avullimi” i mbi 2 milionë eurove, reagon edhe Çun Lajçi: E çka tash?

Nga: P.R Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:14
Çun Lajçi

Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga thesari shtetëror i Kosovës. Sipas Policisë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërkaq dy të tjerë gjenden në arrati.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

E ky skandal ka nxitur reagimin edhe të aktorit Çun Lajçi.

“E çka tash?

Vidhen 2 milion euro

Ku?

N'Ministrinë e Financave

Kush?

"Bastardët" e mi

E çka tash?

Duen me i shua Forcat Anti Korrupcion

Pse?

Me vjedhë ma shlirë!

Uh

Për nji rufepritës që ma shpeton atdheun

Nga flakët e verdha

E mi sharosë bastardët

Jo librin tim "Bastardët" t'pafajshmin

A po bindeni se bana mirë që e shkrova romanin!?”, shkruan aktori Lajçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat