Zv/ambasadorja e SHBA-së në OKB: UNMIK-u po na kushton 30 milionë dollarë në vit, duhet të zvogëlohet misioni i saj në Kosovë

Lajme

Zv/ambasadorja e SHBA-së në OKB: UNMIK-u po na kushton 30 milionë dollarë në vit, duhet të zvogëlohet misioni i saj në Kosovë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:26
Cherith Norman Chalet

Gjashtë muaj pas raportit të mëparshëm, ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përsëri patën një konflikt të mprehtë mbi perceptimin e situatës, kryesisht në lidhje me të ardhmen e Misionit të KB, i cili u vendos në Kosovë në qershor të vitit 1999.

Shtetet e Bashkuara, gati 15 vjet pasi ideja u prezantua nga diplomatët perëndimorë, u kanë kërkuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të hartojnë një plan rreth tranzicionit të UNMIK-ut dhe një ulje të përgjegjshme të rolit të misionit të KB-së.

Zëvendës ambasadorja amerikane në KB, Cherith Norman Chalet, tha se “është koha për të zvogëluar misionin, buxheti vjetor i të cilit është rreth 30 milion dollarë”, në të cilin ajo u mbështet nga ambasadori i Gjermanisë, Christoph Heusgen.

Ajo gjithashtu theksoi se ka ndodhur “një ngjarje vërtetë historike në Shtëpinë e Bardhë”, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti “treguan vendosmëri të pabesueshme dhe bënë një hap drejt një të ardhme më të ndritur”.

“Angazhime të rëndësishme janë bërë në Shtëpinë e Bardhë dhe ne do të monitorojmë nga afër zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha përfaqësuesja e SHBA-së, duke shtuar se marrëveshja e Uashingtonit është një shembull konkret se si pajtimi sjell përfitime konkrete.

“Marrëveshja është baza për përparimin në kohën që do të vijë…Normalizimi i plotë është një qëllim i përbashkët i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht dialogun nën kujdesin e BE-së”, tha Cherit Norman Chalet.

Një ide të tillë, e cila përfshin një ulje të mandatit dhe personelit të UNMIK-ut, u kundërshtua nga ambasadori rus në KB, Vasily Nebenzya, i cili tha se “Moska e konsideron UNMIK-un një mision kryesor ndërkombëtar në Kosovë”.

Ndryshe, Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e përfaqëson ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat