Britania e Madhe dhe ShBA kërkuan të shqyrtohet roli dhe vazhdimi i UNMIK-ut në Kosovë – kundërshtuan Kina dhe Rusia

Lajme

Britania e Madhe dhe ShBA kërkuan të shqyrtohet roli dhe vazhdimi i UNMIK-ut në Kosovë – kundërshtuan Kina dhe Rusia

Nga: F. B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 08:37
OKB

Ambasadorët e vendeve anëtare të KS të OKB kanë përshëndetur vazhdimin e dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa Britania e Madhe dhe ShBA kërkuan shqyrtimin e rolit dhe vazhdimit të pranisë më mëtejme të UNMIK-ut në Kosovë, gjë që u kundërshtua nga Kina edhe Rusia, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Nga ana tjetër ambasadori rus në OKB Vasilij Nebenzja tha se Moska konsideron se UNMIK-u është mision kyç ndërkombëtar në Kosovë, ndërsa që zëvendës-ambasadori kinez Geng Shuang tha se Kina mbështet vazhdimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë.

Shuang ftoi palët të realizojnë marrëveshjet e nënshkruara duke vlerësuar marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik si hap përpara, por ai nuk harroi të përsëris se Kina mbështet integritetin dhe sovranitetin e Serbisë dhe përpjekjet për zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Ai ka kërkuar edhe përmbushjen e marrëveshjes për Asociacionin dhe shprehu shqetësimin lidhur me rrugën që po ndërtohet përreth manastirit në Deçan.

Ambasadori gjerman ka përshëndetur vazhdimin e dialogut me ndërmjetësim të BE-së, rolin e Gjykatës Speciale dhe e quajti me rëndësi vendosjen e sundimit të ligjit. Ndërsa kolegu i tij britanik kërkoi shqyrtimin e rolit dhe vazhdimit të punës së UNMIK-ut, duke potencuar se situata nga 1999 kur filloi misioni ka ndryshuar shumë. Ai përshëndeti vazhdimin e dialogut dhe vlerësoi se normalizimi i raporteve mes dy vendeve është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e regjionit:

Ai mbështeti punën e Gjykatës speciale dhe kërkoi nga palët të kufizohen me deklaratat dhe retorika që lëndojnë familjet e viktimave.

Zëvendës-ambasadorja amerikane në OKB Çerit Norman vlerësoi si historike takimin dhe marrëveshjen për normalizimin ekonomik të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar liderët për guximin dhe gatishmërinë për marrëveshje.

Norman po ashtu ftoi KS të mendoj për ndryshimin e UNMIK-ut dhe të nis hapat në atë drejtim. Ambasadorja franceze vlerësoi se një nga sfidat kryesore në Kosovë “normalizimi i plotë i raporteve me Serbinë”.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse është parakusht që Serbia edhe Kosova të bashkëngjiten BE-së” ka thënë ajo duke përshëndetur vazhdimin e dialogut dhe shprehu bindjen e Francës se të dy palët kanë perspektivë dhe të ardhme evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat