Nuk ndalet Ibrahim Kelmendi: Ja personi qa na i vodhi 2,5 milionë marka

Lajme

Nuk ndalet Ibrahim Kelmendi: Ja personi qa na i vodhi 2,5 milionë marka

Nga: P.R Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:24
Ibrahim Kelmendi

Gjatë ditës së sotme, njëri nga ish udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi i reagoi veprimtarit Refik Hamiti, i cili tha se janë paguar 12 mijë marka për Arif Vladin, që ky i fundit ta këndojë këngën “Marshin e UÇK-së”.

“Refik Hamiti nuk ka pas ndonjë njohuri, pos kur e ka dëgjuar të emitohet publikisht. Nëse pastaj i ka dhënë dhuratë, nuk e di, por teksti, kompozimi, realizimi, janë bërë vetëm për 1000 USD. Ndoshta Arifi pat lut për 500, që i duhen të paguan tekstin dhe melodimin, por unë, për ta hek qafe, ia dhashë 1000. Dhe nuk kisha ndonjë besim ekstra se vërtetë do ta bënë këngë që do të ketë ndikim frymëzues me ato përmasa. Kupto, vetëm Arifi, unë, tekst-shkruesi dhe kompozitori dinim për këngën para se ajo të bëhej publike”, ka thënë Kelmendi, shkruan “Bota sot”.

Por, Kelmendi ka shkuar edhe më tej. Ai ka treguar një rast tjetër që ishin paguar mbi 12 mijë marka, rast me të cilin thotë ë ka ngatërruar Refik Hamiti.

“Sqarim plotësues për “Marshin e UÇK-së”: Në vitin 1996 një matrapaz në Gjermani mashtroi një trupë e Teatrit të Tiranës dhe i solli në turne në Gjermani. Robert Ndrenika ishte atëherë në krye të asaj Trupe. Meqë mileti nuk pati interesim, sepse mungonte edhe informimi dhe organizimi, ai matrapazi i la aktorët në udhëkryq. Qëlloi ta kisha për vizitë bashkëveprimtarin Refik Hamiti dhe ta dëgjonte akesën se kanë mbetur aktorët në udhëkryq dhe nuk po kanë të holla as për t’u kthye në Tiranë, e matrapazi nuk u paraqitej. I takuam bashkë me Refikun në Dyzeldorf. Aktorët ishin ardhur me autobs të teatrit. Meqë ishte rrangallë, kishte pësuar defekt dhe nuk lëvize më. Refiku, meqë ishte i kamur, ka shpënzuar shumë, mendoj edhe më shumë se 12 mijë DM, për t'ia bërë një riparim të domosdoshëm autobusit, u ka dhënë secilit edhe para xhepi e për rrugëtim, duke bërë llogarinë sa do t’u kushton kthimi në Tiranë. Po me vjen keq që ia kam harruar emrin matrapazit që i kishte mashtruar aktorët, me mendim se do të fitonin shumë.Besoj, atë shpënzim Refik hamiti e ka ngatërruar me “Marshin e UÇK-së”, sikur ato 12 mijë DM (6 mijë Euro) ia ka dhënë Arif Vladit për këngë dhe jo aktorëve. Arifi e ka bërë Këngën pa kompensim financiar. Janë paguar vetëm shpenzimet simbolike për tekst, kompozim, studio. Falënderime edhe tani Arifit për atë angazhim patriotik. Falënderim edhe Refikut për atë ndihmë aq me vlerë që ua pat dhën aktorëve të Teatrit të Tiranës”, ka thënë Kelmendi në rrëfimin e tij, shkruan “Bota sot”.

Madje ai ka zbuluar se kush ishte personi që sipas tij, “i vodhi rreth 2, 5 milionë marka”.

“Bile, Arifi, bashkë me Kastiot Tushën, Manjolla Nallbanin dhe të tjerë virtuozë të estradave të Tiranës e Prishtinë, u angazhuan gjatë lufte mbi dy muaj në turne nëpër Europë, për të kënduar për UÇK-në pa kompensim financiar, që ta ndihmon kështu financiarisht dhe moralisht UÇK-në. Fatkeqësisht matrapazi Florim Ejupi i “Euro Kohës” na i vodhi financat e biletave të shitura (rreth 2,5 milionë DM)...”, ka thënë Ibrahim Kelmendi, njëri nga ish udhëheqësit e Lëvizjes Popullorë të Kosovës.

E kujtojmë se përmes një reagimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, Refik Hamiti, ka thënë Arif Vladi është paguar 12 mijë marka gjermane për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”.

“E nderuara redaksi. Unë jam Refik Hamiti dhe mund të konfirmojë deklaratën e Adelina Ismailit se Arif Vladi është paguar për këngën e UÇK-së. Unë e kam sponsorizuar atë këngë. Arif Vladit ia kam paguar inçizimin në TVSH 12.000,00 DM. Unë kam qenë furnizuesi kryesor i Logjistikës së UÇK-së. Kam qenë i autorizuar nga Shtabi i atëhershëm”, ka thënë Hamiti në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat