Dalin pamjet e tmerrshme duke nxjerr nga bunarët kufoma të shqiptarëve të vrarë nga serbët

Lajme

Dalin pamjet e tmerrshme duke nxjerr nga bunarët kufoma të shqiptarëve të vrarë nga serbët

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:12
Pamje nga video

Rreth 15 trupa të civilëve shqiptarë nxirren nga bunarët gjatë luftës në Kosovë.

Këto pamje makabre janë të viteve të 90-ta në Kosovë.

Në prill të vitit 1999, në Strellx të Dragashit, janë dhjetëra kufoma shqiptarë të vrarë nga forcat serbe e të gjuajtur në bunar.

Këto kufoma nxirren nga bunarët me ndihmën e ushtarëve gjermanë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas dëshmitarëve 10 - 15 trupa gjendeshin në atë bunar, të mbytur në prill të vitit 1999.

Një nga banorët e fshatit rrëfen se në bunarin në afërsi të shtëpisë së tij kishte vërejtur trupat e një vajze dhe të dy meshkujve shqiptarë.

Ai thotë se në fshat gjenden edhe tre bunare të tilla të cilët mbajnë kufomat e rreth 12 shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat