Abazoviq refuzon pozitën e nënkryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë hise në qeverinë e re të Malit të Zi

Lajme

Abazoviq refuzon pozitën e nënkryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë hise në qeverinë e re të Malit të Zi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 20:30
Abazoviq

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, raportohet se i ka ofruar nëntë ministri dhe pozitën e nënkryeministrit, Frontit Demokratik.

Gjithashtu edhe tre ministri dhe pozitën e nënkryeministrit ia ka ofruar koalicionit, “Bardh e Zi”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviqit, raporton vijesti.

Ky i fundit raporton se koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapiq e kishte paraparë të zbulonte emrat e përbërjes së qeverisë.

Platforma “Bardh e Zi” i është ofruar pozicioni i nënkryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.

Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “Bardh e Zi”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë resore ministrore.

Ndryshe, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat