Armatoset Serbia – Zbarkojnë në Batajnicë 30 tanke dhuratë nga Rusia

Lajme

Armatoset Serbia – Zbarkojnë në Batajnicë 30 tanke dhuratë nga Rusia

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 19:28
Armatoset Serbia – Zbarkojnë në Batajnicë 30 tanke dhuratë nga Rusia.

Gjatë ditës së sotme mediat serbe kanë raportuar se 30 avionë me tanke kanë zbarkuar në Serbi. Këto tanke janë dhuratë e bërë nga Rusia si shkak i marrëveshjes ushtarako-teknike mes Serbisë dhe Rusisë.

“30 avionë me tanket e dhuruara nga Rusia për Serbinë filluan të ulen në aeroportin e Batajnica, shkruan “Sputnik”, duke iu referuar burimeve jozyrtare.

Federata Ruse dhuroi 30 tanke T-72MS në Serbi dhe ato të parat janë dorëzuar tashmë. Ministri i Qeverisë serbe, Aleksander Vulin ka deklaruar se këto tanke janë donacion nga ana e Putinit, pas marrëveshjes së arritur me Presidentin serb, Vuçiq.

“Siç deklaroi Ministri Vulin në maj të vitit të kaluar, Serbia mori tanket T-72 si një donacion brenda marrëveshjes ushtarako-teknike të arritur midis Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin. Si pjesë e marrëveshjes ushtarako-teknike, Serbia mori nga Rusia, përveç këtyre tankeve, automjete të tjera të blinduara, 30 automjete të blinduara BRDM-2, disa prej të cilave tashmë kanë mbërritur në Serbi, shton Sputnik.

Ndërkaq eksperti ushtarak rus Boldyrev tha për sputnik se Serbia nuk ka nevojë për tanke më moderne sepse sipas tij ushtritë e vendeve fqinje janë të dobëta.

“Eksperti ushtarak rus Fjodor Boldyrev vlerësoi se tanket T-72 që Serbia mori “kanë një bazë të përbashkët të T-72 sovjetike, por gjithashtu përmes përbërësve dhe njësive të përbashkëta të reja të prodhimit rus, të cilat do të lehtësojnë shfrytëzimin e tyre të përbashkët në Serbi. Për kushtet e Ballkanit, Serbia nuk ka nevojë për tanke më moderne, duke pasur parasysh dobësitë e ushtrive të vendeve fqinje”.

Si pjesë e bashkëpunimit ushtarak-teknik, Serbia gjithashtu prokuroi aeroplanë “Mig-29“, helikopterë MI-17 dhe MI-35 dhe sisteme të mbrojtjes ajrore “Pancir“, shton “Sputnik“, raporton Tanjug.

Avionët me tanket e dhuruara nga Rusia për Serbinë kanë filluar të ulen në aeroportin e Batajnica, shkruan Sputnik, duke iu referuar burimeve jozyrtare.

Në Batajnicë, pra, vendin ku zbarkuan takset ruse, gjendet edhe një varrezë masise me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Siç duket ky është një mesazh i qartë nga ana e Serbisë dhe Rusisë që ata as që interesohen për viktimat e luftës së fundit dhe gjithashtu po armatosen sërish me artileri të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat