Shaip Kamberi i përmend varrezat masive, nervozon Ivica Daçiqin

Lajme

Shaip Kamberi i përmend varrezat masive, nervozon Ivica Daçiqin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:28
Shaip Kamberi dhe Daçiq

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, për të dytën herë mori fjalën në Parlamentin shtetëror në Beograd.

Kësaj radhe Kamberi, që është nga Komuna e Preshevës, listoi fakte për masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mohimin e fshehjen që shteti serb po bën karshi këtyre të bëmave.

Deputeti Kamberi ftoi kryeministren e rizgjedhur Ana Bërnabiq që të shkojnë së bashku për vizitë në vendet ku janë zbuluar varreza masive me trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë e që u sollën në Serbi në disa lokacione për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Bërnabiq akuzoi Kamberin se po mbledh poena politikë, derisa Kryetari i Kuvendit Ivica Daçiq ia tërhoqi vërejtjen për “gjuhën parlamentare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat