Media serbe: Nga ndarja e Kosovës ka mbetur vetëm ndarja e Ujmanit

Lajme

Media serbe: Nga ndarja e Kosovës ka mbetur vetëm ndarja e Ujmanit

Nga: F.B Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:32
Foto Ilustrim

Ideja nga Kosova për ndarje të përgjegjësisë mbi Ujmanin që në të vërtetë është përshkrim i gjendjes aktuale në terren është në gjurmë të asaj që do del nga marrëveshja e Uashingtonit dhe tregues se Prishtina për herë të parë është e gatshme për bisedime ka thënë për “Sputnjik” Jelena Vukoiçiç, transmeton “Bota Sot”.

Sipas “Sputnjik”: Analisti nga Kosova Fisnik Halimi paska deklaruar se studimi amerikan i qëndrueshmërisë së Ujmanit që rrjedh nga marrëveshja e Uashingtonit do të rezultojë me ndarje të kompetencave mbi liqenin dhe kapacitet e tij.

"Interpretimi im është se liqeni do të ndahet mes Kosovës edhe Serbisë sipas të mirave. Kjo do të thotë se Kosova merr ujin për termocentrale edhe ujitje, ndërsa Serbia hidrocentralin dhe territorin e Ujmanit” citohet se ka thënë ai.

Në pikën e marrëveshjes së Uashingtonit që ka të bëjë me drejtat e shfrytëzimit të liqenit të Ujmanit thuhet se Prishtina edhe Beogradi janë pajtuar të bashkëpunojnë me ministrinë e energjetikës së ShBA-ve dhe personat juridik të qeverisë amerikane në studimin e qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të liqenit.

Ndarja e Ujmanit – status quo në terren

Zheljko Markoviç ekspert i elektro-energjetikës që është lider për energjetike dhe industri në shtëpinë konsultuese “Dilojt Serbia” tha s propozimi i analistit nga Kosova pasqyra e situatës në terren

“Ai sistem u ndërtuar moti e ashtu edhe tash funksionon. Problemi rreth Ujmanit ishte ndarja – të shohim e kujt është pronësia e elektranës. Sepse ajo tash është pjesë e JP 'Ibar' që u regjistrua në Kosovë, por drejtohet na serbët e Kosovës. Edhe sistemi elektro-distributiv i katër komunave në veri që shfrytëzojnë energjinë që prodhohet aty” sqaron Marković.

Drejtori i “JP Ibar” që menaxhon me Ujmanin tha për “Sputnjik” se analistë flasin gjithçka duke shtuar se pika e marrëveshjes së Uashingtonit lidhur me Ujmanin “jo precize” dhe studimi me gjasë do zgjidh me precizitet këtë çështje.

Duke pritur Bidenin shqiptarët ndryshojnë retorikën

Jelena Vukoiçiç përkujton se shqiptarët kanë deklaruar se absolutisht Ujmani iu takon atyre dhe për te dhe gjërave tjera nuk ka pasur asnjë marrëveshje, por ka ndryshime në deklaratat e tyre pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit.

Por duhet pritur të kalojnë zgjedhjet amerikane sepse mbetet çështje çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk zgjidhet dhe është e qartë se shqiptarët shpresojnë në fitoren e Bidenit dhe kthimit të kursit të vjetër amerikan të politikës së jashtme tërheq vërejtjen Vukoiçiç.

Në “zonën e errësirës” janë të domosdoshëm marrëveshjet

Kur flitet për Ujmanin, situata në terren përafërsisht është si u përshkrua në vizionin e zgjidhjes së problemit nga analisti i Kosovës mendon ajo dhe shton se kjo gjë duhet të rregullohet me ndonjë marrëveshje.

"Natyrisht se gjithçka që po ndodhë do të shkoj në dëm të Serbisë në kuptimin se Serbisë me dhune iu okupua territori . Por ne nuk kemi mundësi të kthejmë pushtetin tonë në këtë moment  dhe na duhet të merremi vesh për çështje teknike. Shqiptarët deri tash kanë shtruar kërkesa madhore sepse kanë në shpinë Uashingtonin dhe ndjejnë forcën e mentorëve të vetë, atyre që iu kanë krijuar kuazi-shtetin dhe është shumë vështirë me ata të arrihet çfarë do marrëveshje edhe në këto situata” tha ajo.

Vukoiçiç thekson se do të ishte mirë që sa më shumë çështje teknike të zgjidhen ashtu që të mund të funksionoj ekonomia dhe jeta normale sepse në këtë “zonën e errësirës” lidhur me Kosovën jetojmë tash e 20 vjet “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat