PAMJE/ Ky është 20 vjeçari shqiptar që u vra nga terroristët në sulmin e Vjenës

Lajme

PAMJE/ Ky është 20 vjeçari shqiptar që u vra nga terroristët në sulmin e Vjenës

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 14:22
Sulmet në Vjenë

20 vjeçari nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë së Veriut, Nexhip Vrenezi, është një nga viktimat e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë, siç ka mësuar portali maqedonas “News33.tv”.

Dyshohet se 20 vjeçari ka ndëruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dalë nga një lokal për të pirë një cigare.

Nga Maqedonia e Veriut i vdekur mbeti edhe një shqiptar, por që ky ishte në anën e terroristëve. Ai u identifikua si Kujtim Fejzulai dhe u vra nga policia austrike gjatë sulmit.

Image
Nexhip Vrenezi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat