Vdes një komandant i UÇK-së

Lajme

Vdes një komandant i UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 10:22
UÇK

Një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e komandat Hajrullah Shehut, e ka dhënë ish-ushtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Qeriqi thotë se Shehu nuk është ndalur pas përfundimit të luftës.

Postimi i plotë:

Më mërziti shumë vdekja e jote e hershme komandant Hajrullah Shehu.

Komandant, përveç kontributit të madh që dhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ti nuk u ndale as pas përfundimit të luftës duke u angazhuar dhe duke punuar në kërkim të drejtave të luftarëve.

Luftëtar i lirisë nuk kam fjalë të tjera për të thënë, përveç se do të më mungosh shumë.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat