Mediat e Vuçiqit e ndezin propagandën: "Gjarpri" shkon në Hagë, Veseli "terrorist" ...

Lajme

Mediat e Vuçiqit e ndezin propagandën: "Gjarpri" shkon në Hagë, Veseli "terrorist" ...

Nga: B.S. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 12:39
Hashim Thaçi, foto e publikuar në tabloidin serb "Alo"

Pak kohë pasi u bë i ditur lajmi se Kadri Veselit e  Hashim Thaçit u janë konfirmuara aktakuzat nga Gjykata speciale, edhe mediet e Beogradit e kanë publikuar lajmin, bashkë me njoftimin për dorëheqjet e tyre.

Gazeta "Danas" ka përfolur shkurtimisht aktakuzën e bërë publike në prill, e po ashtu edhe portali B92, të cilët edhe kanë cituar pjesë nga deklaratat e Thaçit dhe Veselit. Ngjashëm ka vepruar edhe gazeta "Politika", e cila lajmin për konfirmimin e aktakuzës së Thaçit e ka botuar si kryeartikull.

"Kurir", një tabloid propagandues dhe i afërt me pushtetin e Vuçiqit lajmin e ka botuar në krye të faqes, me mbititull "Arusha filloi lojën" e me titull "Hashim Gjarpëri Thaçi përsonalisht e konfirmon: Shkoj në Hagë dhe po jap dorëheqje nga posti i presidentit". 

Lajmi i shkurtër, i botuar me urgjencë, përmban vetëm të dhënat themelore, ndërsa i është bashkëngjitur edhe videoja nga konferenca për shtyp e Hashim Thaçit.

"Alo", një tabloid tjetër i tillë, lajmin e ka botuar në krye të faqes, si lajm të dytë pas atij për zgjedhjet në ShBA, me titull "Thaçi: Jap dorëheqje"!, ndërsa lajmi përmban të dhënat themelore dhe një citim të shkurtër nga aktakuza.

"Veçernje novosti"në lajmin e shkurtër të parë për Veselin, e cilëson atë si "terrorist" që në titull: "Konfirmohet aktakuza kundër Veselit: Edhe një terrorist i UÇK-së së shejti në bankën e të akuzuarit në Hagë". 

Pak kohë më vonë kjo gazetë publikon një artikull më të gjatë propagandues, me vlerësim të shërbimeve serbe të sigurisë, në të cilin për Veselin thuhet se "e konsiderojnë zotërues të vërtetë të Kosovës", dhe se është akuzuar për krimet më të rënda ndaj serbëve. Dick Marty e vë në lidhje të drejtpërdrejtë me rastin "Shtëpia e verdhë" dhe "tregtinë ilegale me organet njerëzore".

Më tutje Veselit i mvishen "likuidimi i dëshmitarëve, pjesëmarrja në kidnapime dhe vrasje të serbëve dhe shqiptarëve të padëgjueshëm, dhunime, sakatsoje, organizim e realizim të aksioneve terroriste, njeriu i cili të dielën ka dirigjuar veteranët e UÇK-së famëkqeqe në vënien e barrikadave në rrugë drejt fshatit Banjë".

Lajmin për konfirmimin e akuzës ndaj Thaçit dhe dorëheqjes së tij, kjo gazetë e publikon si kryelajm, me titull "Thaçi jep dorëheqje: Pas konfirmimit të akuzës Gjarpri nuk do të jetë kryetar i shtetit të rrejshëm", ndërsa në brendësi jepet deklarat e shkurtër e Thaçit për dorëheqjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat