Shqiptarët bën homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë

Lajme

Shqiptarët bën homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 09:59
Foto nga vendi ngjarjes

Qirinj dhe lule u ndezën edhe për të riun shqiptar nga Velesha e Strugës.

Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë. Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Velesha e Strugës.

Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Rolando Bimo, klerikët fetarë: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektual të shquar dhe veprimtar të njohur në Austri.

Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.

Qirinj dhe lule u ndezën edhe për të riun shqiptar nga Velesha e Strugës.

Të bashkuar, ata dënuan këtë akt makabër duke konsideruar se sulmet e tilla nuk përfaqësojnë asnjë etni, fe dhe as komb.

Homazhi i shqiptarëve nxiti kureshtjen e shumë mediave austriake dhe ndërkombëtare të cilat përcollën çdo hap të kësaj inciative

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat