Analistët nga Brukseli: Shkuarja e Thaçit në Hagë – ndërprerje e re e dialogut

Lajme

Analistët nga Brukseli: Shkuarja e Thaçit në Hagë – ndërprerje e re e dialogut

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Foto Ilustrim

Zyrtarë të BE-së pas shkuarjes së Hashim Thaçit në Hagë i kanë dhënë mbështetje Gjykatës Special për Kosovën, përkushtimit për heqjen e mos-dënimit të krimeve të kryera në regjion dhe tejkalimit të trashëgimisë së kaluar, por kanë hezituar të komentojnë ndikimin e akuzës ndaj Thaçit në dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës në Bruksel, njofton “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Thaçi “teknikisht” nuk është pjesë e dialogut që nga qershori, kur prokuroria paraqiti në shqyrtim akuzën me të cilën ngarkohet për në seri të krimeve kundër njerëzimit dhe luftës përfshirë vrasje, kidnapimet , mundimin dhe përndjekjet.

Burime të afërta me dialogun në Bruksel kanë thënë se Thaçi megjithatë “kishte rol nën hije” në dialog “duke vepruar në skenën e brendshme politike në Kosovë”.

Në atë këndvështrim shikohet edhe vizita e tij në Bruksel dhe biseda me të dërguarin special Lajçak.

“Është pyetje indikative pse i dërguari i BE-së u takua me dikë , të cilit veç i ishte paralajmëruar ngritja e akuzës për krime lufte” thonë burime të “Tanjugut”.

Kjo ndërlidhet me faktin se Thaçi në pjesën e parë të dialogut ishte “biseduesi kryesor i Prishtinës”, me të cilin “mund të bashkëpunohej në mënyrë konstruktiv”.

Ndonëse menjëherë pas dorëheqjes së Thaçit Brukseli ftoi përfaqësuesit e Kosovës në “vazhdimësi institucionale” në qarqe diplomatike shprehet frika se shkuarja e Thaçit nga skena politike mund të krijoj vakum, që vështirë të përmbushet pa zgjedhje.

“Me shkuarjen e Thaçit në Hagë u humb ‘ ashtu kështu’ legjitimiteti i përfaqësuesit të Prishtinës në dialog. Kjo mund të sjell zhargitje edhe ngritje të procesit” thotë burimi i “Tanjug” në Bruksel.

Qëndrimi zyrtar i BE-së si ndërmjetësues në dialog është se përfaqësuesit në bisedime që bëhen në Bruksel të pranohen “bisedues apo lider që i ka zgjedh vetë pala në proces”.

Jo-zyrtarisht ata që përcjellin dialogun theksojnë se në këtë moment secili dialog mes palëve është thuajse i pamundur ngase pala shqiptare e ka vështirë të pajtohet për përfaqësimin, platformën edhe marrjes së përgjegjësisë për bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat