Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, kjo është arsyeja

Lajme

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, kjo është arsyeja

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg e kanë ndërprerë punën në këtë minierë pasi që nuk i kanë marrë pagat muajin e kaluar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Hysen Vrajolli. Sipas tij, arsyeja e vetme e kësaj greve janë pagat.

“Po është e vërtetë. Arsyeja e vetme janë pagat. I kemi lajmëruar të gjitha institucionet dhe deri sa nuk na plotësohet kërkesat nuk do të punojmë” ka thënë Vrajolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat