Flet shkesi shqiptar i qindra martesave: Vjehrrat, shkak i divorceve të shumta këto kohë

Lajme

Flet shkesi shqiptar i qindra martesave: Vjehrrat, shkak i divorceve të shumta këto kohë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:34
Haxhi Rrahman Lajqi

Shkesi shqiptar nga Peja e Kosovës, Haxhi Rrahman Lajqi ka finalizuar me sukses rreth 120 martesa.

Përveç kësaj, mbi mosmarrëveshjet e shumta, ai ka ndërmjetësuar edhe në 93 divorce vetëm gjatë vitit të kaluar.

Sipas tij, shkaktari kryesor i këtyre divorceve, kanë qenë vjehrrat.

Fakti që bën këtë punë, ai thotë se sistemi ka qenë që i tillë, që ndërmjetësuesit i është dashur të jetë njeri me shumë dinjitet.

Megjithatë rpanon se martesat me shkuesi sot janë më të rralla.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vetë njëri-tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që shkesi  t’ia vendosë “kapakun” kësaj pune”, – tha ai.

Haxhi Rrahman Lajqi  edhe sot e kësaj dite në një dhomë në lagjen Fidanishte të Pejës, zgjidh probleme të ndryshme lidhur me martesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat