Këshilltari i ministrit Jevtiq e publikon hartën e Kosovës me flamur të Serbisë

Lajme

Këshilltari i ministrit Jevtiq e publikon hartën e Kosovës me flamur të Serbisë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Dragan Repanoviq

Dragan Repanoviq, këshilltar juridik i ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq e ka publikuar hartën e Kosovës të mveshur me flamur të Serbisë.

Në vitin 2016, ai e kishte publikuar një fotografi ku shihet flamuri serb i vendosur mbi hartën e Kosovës.

Kjo fotografi mbahet ende në Facebook të Repanoviqit si një nga fotot e tij të profilit.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rapanoviq punon që nga viti 2015. Ai më herët kishte punuar si këshilltar i jashtëm në këtë dikaster, ndërsa kishte punuar edhe si këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Istogut. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat