Në çdo raport apo statistikë të publikuar nga institucionet vendore që merren me hulumtimin e opinionit publik, Policia e Kosovës gjithmonë rezulton të jetë institucioni më i besueshëm në vend.
Njëjtë ka ndodhur edhe në raportin e fundit të publikuar nga Qendra Kosovare për Studimet të Sigurisë (QKSS).
Sipas këtij raporti në pyetje e parashtruar ndaj respondentëve, rezulton që Policia e Kosovës ka besueshmërinë më të madhe nga qytetarët me 47 për qind.
E dyta radhitet ushtria e Kosovës, saktësisht FSK-ja me 17 për qind.
Në fund të listës renditet komunat, institucionet e drejtësisë, ato arsimore dhe partitë politike.