E keqpërdori autoambulancën në kohë pandemie, ky është sqarimi qesharak i moderatorit Sadri Imeri

Lajme

E keqpërdori autoambulancën në kohë pandemie, ky është sqarimi qesharak i moderatorit Sadri Imeri

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:49
Sadri Imeri

Moderatori Sadri Imeri, gjatë emisionit të tij ‘Kojshia Show’ – emision i cili transmetohet në televizionin shtetëror të Kosovës, RTK, ka bërë një kamerë të fshehtë, pre e së cilës ishin ekipi mjekësor i Emergjencës në Ferizaj.

Keqpërdorimi i ambulancës në kohën e pandemisë, kur shumë qytetarë mund të kenë nevojë për të, u cilësua skandaloze. Moderatori i cili mori shumë kritika ka tentuar të dalë me një sqarim publik në Facebookun e tij.

Ai ka thënë se videoja është bërë në bashkëpunim me profesionistë të fushës së shëndetësisë, për siç thotë ai, vetëdijesimin e qytetarëve në këtë kohë emergjente.

Sadriu tutje aludon se qytetarët ka raste kur e thirrin ambulancën pa nevojë, andaj këtu edhe e arsyeton veprimin e njëjtë që ai e bëri.

Sqarimi i plotë

SQARIM

Te dashur miq,shoke e shikues te emisionit tone!

Kam marr shum sms duke me pyetur per gjendjen time shëndetsore.Te gjitheve ju them flm per Interesimin,un jam mire.Ne te njejten kohe gjithe atyre qe nuk kan mundur ta kuptojn ose ta pranojn kete mesazh senzibilizimi,ju them se kjo eshte bere ne Bashkpunim me Profesionist te fushes se mjeksis,pershkak te vetedijesimit te qytetareve sidomos ne kete kohe emergjente!

E verteta eshte se ne gjithmone jemi ata qe duhet perqeshur me gjerat negative dhe mendoj qe nje nga gjerat me negative eshte thirja ambulances pa nevoj,e thirja ekipit mjeksore pa nevoj ose ne situata jo fort te nevojshme!

Respekt per ata te papunet qe perqeshin njerzit qe punojne!

Kujdes nga Covid19!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat