Kërcënohet me vdekje Dritan Abazoviq dhe familja e tij

Lajme

Kërcënohet me vdekje Dritan Abazoviq dhe familja e tij

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:10
Dritan Abazoviq

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikiq dha alarmin në lidhje me sigurinë fizike të kreut të politikanit shqiptar Dritan Abazoviq.

Përmes një konference për shtyp, Mikić tha se një klan mafioz ka kërcënuar Abazoviqin dhe familjen e tij me eliminim fizik duke paralajmëruar se nëse i ndodh diçka atij, atëherë përgjegjës do të jenë krerët e Policisë së Shtetit.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikiq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne nuk duam të krijojmë alarm, të akuzojmë dikë direkt apo të bëjmë ndonjërin target, por duam të informojmë publikun për çfarë po ndodh”, shtoi ai.

Shqiptari Dritan Abazoviç dhe partia e tij janë kyçe për përcaktimin e qeverisë në Malin e Zi. Ai është radhitur në krah të partive anti-Gjukanoviç, megjithatë negociatat mes anëtarëve të koalicionit vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat