Projekti që largon paranë kesh nga duart e të rinjve shpallet fitues

Lajme

Projekti që largon paranë kesh nga duart e të rinjve shpallet fitues

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Ilustrim

Kompania fituese nga Kosova, ofroi zgjidhje të shkëlqyer për pagesat që do ti bëjnë fëmijët, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, duke përjashtuar keshin, mënyrë kjo që do ti bëjē prindërit te ndjehen tē sigurt se ku po i shpenzojnë paratë fëmitë e tyre dhe të jenë të informuar në kohë reale.

Siguria mbi të gjitha dhe informimi në kohë reale.

Projekti i kompanisë “ Vaiu-Kosova”, Payron,  projekt që ofroi një zgjidhje të jashtëzakonshme për mbajtjen dhe përdorimin e parave nga moshat më të vogla se 18 vjeç,  duke ofruar siguri për prindërit dhe përjashtuar keshin si mënyrë pagese, është shpallur fituese në një garë dhe konkurrencë me 79 kompani tjera nga vendi dhe regjioni, 

Projekti fitues me emrin Payron që shfrytëzon teknologjinë VAIU për paranë kesh digjitale, u vlerësua nga stafi i Raiffesin Bank Kosova, Raiiffesin Bank Albania, Qendra për Inovacione në Kosovë dhe njē rrjet i gjërë i ekspertëve të këtij sektori si projekti fitues nga Kosova.

"QUANTIX, HERMEX DHE PAYRON janë FITUESIT të Elevator Lab 2020 për Kosovë dhe Shqipëri. Ka qenë një udhëtim mjaft interesant, sfidues, veçanërisht pasi është punuar virtualisht dhe kemi një rezultat kaq të shkëlqyeshëm.  Faleminderim të veçantë për këtë rezultat të jashtëzakonshëm për të gjithë partnerët, përfshirë: programin Elevator Lab, Raiffeisen Bank International, Raiffeisen Bank Kosova, Raiffeisen Bank Shqiperi dhe Neë Media Communications", ka njoftuar përmes një postimi Innovacion Center Kosova.

Sipas saj, më shumë se  500 njerëz ishin të angazhuar vetëm në finalen ku u shpallën projektet fituese.

Nga ana tjetër, Rinor Ahmeti, njëri prej personave kryesor të projektit fitues tha se gara ishte e jashtëzakonshme, konkurrenca shumë garuese, por u arrit të fitohet ngaqë bashkë me ekipin është punuar shumë.

" Ishte një punë e jashtëzakonshme dhe një projekt që kishim kohë që po punonim. Prej kohësh kemi vëzhguar një fakt shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Prindërit u japin para fëmijëve të tyre në shkolla fillore dhe të mesme por ballafaqohen gjithnjë me faktin se si po shpenzohen ato. Janë para që jepen nga prindërit për tu ushqyer, veshur, arsimuar dhe asnjëri prej tyre nuk do të donte që të përdoreshin për gjëra tjera. Projekti jon në momentin që implementohet do ti zhdukë këto dilema", tha Rinor Ahmeti, bartësi i këtij projekti.

Sipas tij, cdo hap i asaj që ështē bërë nga ata, ka ardhur pas hulumtimeve të gjata të tregut, sondazheve në terren, bisedave me prindër, me biznesin, ekspertë etj etj.

"Morëm paraprakisht një përgjigje pozitive nga e gjithē struktura. Më pas bëmë propozimin e mbështetur çka u vlerësua dhe u shpallë fitues. Mezi po presim të imolementojme në terren", tha tutje Ahmeti.

 Ai nuk mundi të jap ndonjē datë pasi siç tha, implementimi do tē varet dhe nga faktorët tjerë, jo vetëm kompania e tyre.

Prindërit do të kenë një nën llogari për fëmijët që do ta mbushin një herë në muaj me vlerë supozojmë 60-80 euro në muaj dhe mundet t’ia kufizojë shpenzimet ditore  në 3 euro maksimumi në ditë.  Prindërit gjithashtu do të jenë në gjendje ti kenë nën kontroll jo vetëm shpenzimet e fëmijëve të tyre, por edhe të sigurohen që fëmijët e tyrë të mos blejnë gjëra të paautorizuara nga ana tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat