Ish-truproja i Sali Berishës “zbulon” detaje të reja rreth vrasjes së kolonel Krasniqit, përmend edhe emrat

Lajme

Ish-truproja i Sali Berishës “zbulon” detaje të reja rreth vrasjes së kolonel Krasniqit, përmend edhe emrat

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:10
Sali Lushaj dhe Ahmet Krasniqi

Ish- truproja i Sali Berishës ka hedhur hije dyshimi për një lidhje të mundshme mes familjes Haklaj dhe vrasjes së ish Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi.

Sali Lushaj ka folur në lidhje me rigjykimin e dosjes së Azem Hajdarit, rolin e Izet Haxhisë e të tjera. Ai ishte personi i fundit që e takoi për së gjalli Azem Hajdarin, e teksa fliste për vrasjen e tij në Tiranë, ish truproja ka bërë disa aludime. Lushaj tha se ka qenë me Azemin kur e kanë takuar Krasniqin, në një kohë kur e gjithë ‘banda e Tropojës’ ishte në Tiranë.

Pjesë nga intervista:

Sa i përfshirë është Izet Haxhia në këtë ngjarje (vrasjen e Hajdarit), sipas jush?

Atë e di vetëm ai. Unë nuk mund të them kurrë as për Ismetin, as për Izetin, se nuk i kam parë. Të kishin qenë, do thosha që “po, kanë qenë”. Unë jam takuar me Ismetin më vonë dhe më ka thënë që është i pafajshëm. Po ashtu edhe me Isamedinin. Ne kemi hyrje-dalje, siç ju thashë. Është munduar SHIK-u në atë kohë, duke u thënë: “Do që t’ju vrasë Sali Lushaj”. E keni Ismetin gjallë. Është gati ta deklarojë që sot. E kanë thirrur Ismetin. Pse nuk i sheh këto gjëra Prokuroria, SPAK-u? Ismeti u ka thënë: “Le të na vrasë Saliu po pati plumb për ne”. E njëjta gjë vlen edhe për mua ndaj atyre. As unë nuk do t’i besoja nëse do të më thoshin se donin të më vrisnin ata. Dorë e kujt është kjo kuptohet, vetëm ai që nuk do që të merret vesh.

Çështja është e zbardhur, unë nuk e kuptoj se çfarë duan t’i zbardhin më. Se çfarë thotë ai avokati, këto të tjerat janë kot, se njihet Idajeti për kështu gjërash. Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg. Për mua ai nesër le të dalë. Edhe Jaho le të dalë. Po pse shkojnë më në Tropojë? Asnjë nuk e shkel më Tropojën. Pse shkoj unë në Tropojë dhe në gjithë Shqipërinë? Unë atë ditë në mitingun e Tropojës kam parë komunistë që qanin sepse menduan se u “çliruan”. Ata thërrisnin “Sali Berisha”. Gjithë ai SHIK nuk e di se kush e vrau Ahmet Krasniqin, ministrin e Mbrojtjes së Kosovës. Dy orë para është takuar me Azem Hajdarin, kam qenë edhe unë me Azemin. Janë përshëndetur. Ndërsa banda e Tropojës ishte nëpër Tiranë atë natë. Të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat