Ivica Daçiq mendon që Joe Biden ka ndryshuar, “nuk është ai i viteve 90-ta”

Lajme

Ivica Daçiq mendon që Joe Biden ka ndryshuar, “nuk është ai i viteve 90-ta”

Nga: F. B. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:26
Joe Biden

Kreu i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk pret “ndryshime ekstreme” në raportin e ShBA-ve ndaj dialogut, pa ndryshimit në krye të Amerikës, por pret që ShBA edhe kur Biden të merr funksionin të mbështes dialogun, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen nëse pret që vitin që vjen dialogu të ngritët në nivel më të lartë dhe si sheh ndryshimet në administratën amerikane , ai theksoi se dialogu në Bruksel nisi në kohën para administratës Trump, kur Biden ishte nën-president i ShBA-ve.

“Nuk pres shumë ndryshime, kur flitet për ShBA. Nuk pres që Biden të jetë Biden i viteve 90-ta përfshirë edhe emrat që pritet të marrin postet në administratë. Pres që Biden pas betimit të mbështes edhe më tutje dialogun”, tha Daçiq.

Sigurisht vazhdoi Daçiq ka dallim sepse administrata Trump kishte fleksibilitet në nevojën e gjetjes së zgjidhjes së kompromisit, ndërsa pala demokrate kishte qëndrim se çështja është e mbyllur edhe nuk ka pse kërkohet kompromis.

Por ka ndryshuar koha dhe tash nuk mund të zgjidhet në mënyrë afatgjate çështja e Kosovës pa pajtimin dhe pjesëmarrjen e Serbisë.

Lidhur me skenën politike në Prishtinë , ai tha se është tërësisht jo-stabile , kanë zgjidhje secilin vit dhe vështirë të krijojnë qeveri dhe është pikëpyetje zgjidhja e presidentit apo zgjedhjet e reja.

Prishtina përherë kërkon alibi për mospërmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit, në kur ishte Biden zyrtar amerikan.

“Mund të themi se dialogu u zhvillua në Bruksel, por mund të konfirmoj se që nga viti 2012, kur ka pas takim në Bruksel aty ishte diplomati amerikan Riker, nuk ishte brenda takimit, por përherë ishte i pranishëm dhe i kanë dhënë mbështetje logjistike dialogut.

Daçiq tha se bazuar në këtë nuk besoj se mund të ketë ndryshime drastike në qasjen amerikane, por me gjasë mund të orientohet në drejtimin se ata nuk janë të disponuar për të kërkuar zgjidhje kompromisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat