Dritan Abazoviçin e ka kërcënuar një anëtar i klanit të bosit të narkotikëve Naser Kelmendi

Lajme

Dritan Abazoviçin e ka kërcënuar një anëtar i klanit të bosit të narkotikëve Naser Kelmendi

Nga: F.B Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:34
Dritan Abazoviç

Kreu i Lëvizjes Qytetare “URA” Dritan Abazoviç kërcënohet nga anëtari i grupit kriminal të bosit të narkotikëve Naser Kelmendi, ka mësuar jo-zyrtarisht “Dan” transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Sipas asaj që ka mësuar “Dan”, bëhet fjalë për personin që ka dokumente malazeze, por me banim në Kosovë, shkruan portali “CdM”.

Lëvizja Qytetare “URA” mbrëmë ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka kumtuar se kanë informacione se Dritan Abazoviç kërcënohet nga klani kriminal nga regjioni.

Siç kanë kumtuar nga “URA”, njëri nga anëtarët e këtij klani është shtetas malazez.

Mirëpo nga ky subjekt politik, që do të jetë edhe pjesë e qeverisë së re, nuk është njoftuar se për kë bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat