E çuditshme: Gati 1 vit pasi u vra dhe u dogj, Qerim Kelmendit ia ndërron dikush foton në Facebook

Lajme

E çuditshme: Gati 1 vit pasi u vra dhe u dogj, Qerim Kelmendit ia ndërron dikush foton në Facebook

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 16:20
Qerim Kelmendi

Në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit, në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës u gjet i vdekur Qerim Kelmendi, trupi i të cilit dyshohet se më pas ishte djegur.

Qerim Kelmendi ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

Gati një vit nga vdekja, profili i tij në Facebook vazhdon të jetë aktiv.

Kelmendit ia kanë ndërruar foton e profilit me një të re ku shihet ai me rrobat e UÇK-së dhe ku shkruhet “28 nëntori”.

Kjo është bërë në prag të festës së 28 nëntorit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat