Një rrëfim që nuk duhet humbur: Flet bashkëshortja e Rexhep Selimit, ushtarja më e re e UÇK-së

Lajme

Një rrëfim që nuk duhet humbur: Flet bashkëshortja e Rexhep Selimit, ushtarja më e re e UÇK-së

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës kundër tij në seancën e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë.

Selimi ka thënë se ka pasur kohë të mjaftueshme që bashkë me avokatin e tij ta sheh dhe analizojë aktakuzën kundër tij dhe për këtë u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

“Unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi në seancën e parë publike.

Më herët se deklarimi për pafajësinë e tij, Selimi ka kërkuar fjalën duke komentuar rrethanat dhe qëllimin e krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se si deputet i Kuvendit të Kosovës ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykate, “jo si shprehje kundër drejtësisë”, por që drejtësia të bëhej nga institucione të drejtësisë në Kosovë.

Tutje, ai e aktakuza e ngritur ndaj tij nga ana e Prokurorisë është aktakuzë e rëndë dhe e padrejtë, “ndaj meje dhe ndaj popullit tim”.

Por a e keni ditur që gruaja e tij ka qenë ushtare e UÇK-së.

Rrëfimin e plotë e gjeni në videon e listuar më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat