Skandaloze: RTK-ja që paguhet nga taksat e qytetarëve, u jep hapësirë disa “opinionistëve” ta sulmojnë Bulliqin  

Lajme

Skandaloze: RTK-ja që paguhet nga taksat e qytetarëve, u jep hapësirë disa “opinionistëve” ta sulmojnë Bulliqin  

Nga: D.RR Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Shpejtim Bulliqi

Se Radio Televizion Publik i Kosovës, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve, është nën kontrollin e partive politike, konkretisht PDK-së, e dëshmon edhe një shkrim i cili është publikuar në portalin e tyre.

Hapësira i është dhënë Migjen Kelmendit, i cili tashmë është pjesë e PDK-së, e që i njëjti ka bërë një shkrim kundër Shpejtim Bulliqit, duke bërë thirrje që ai mos të votohet në Llap, madje duke përdorur edhe fjalë ofenduese për të.

“Me ‘bulliqa’ nuk arrihet ndryshimi”, mban titullin shkrimi i Kelmendit, të cilit RTK-ja ia ka publikuar, ndonëse ajo është e shtetit dhe paguhet nga taksat e qytetarëve.

Image

Madje, shkrimi i cili është publikuar në RTK, është i tëri me gabime drejtshkrimore dhe nuk i ngjason një mediumi publik të një shteti.

Image

Zgjedhjet në komunën e Podujevës mbahen këtë të diel, ku favoritët për fitore janë Nexhmi Rudari (LDK) dhe Shpejtim Bulliqi (VV).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat