Çfarë mendonte Trump për Kosovën në vitin 1999?

Lajme

Çfarë mendonte Trump për Kosovën në vitin 1999?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:18
Donald Trump

Rreth 17 vite më parë, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është renditur në krahun e shqiptarëve. Ai ka qenë edhe për ndërhyrje toksore kundër Millosheviçit. Në video, i pyetur nga për Larry King në vitin ’99, ai ka kërkuar ndërprerjen e luftës në Kosovë.

“Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm tek të gjithë.

Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak.

Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tani. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat