Ky është personi që dyshohet se u vra nga tre marokenët që u arrestuan sot në Prishtinë (Pamje)

Lajme

Ky është personi që dyshohet se u vra nga tre marokenët që u arrestuan sot në Prishtinë (Pamje)

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Jasmin Beroviq

Një banor i Bosnjës u vra ditë më parë pas një konfrontimi që kishte me disa migrantë.

36 vjeçari Jasmin Beroviq u vra në mënyrë brutale mbrëmjen e 18 nëntorit.

Siç raportuan mediat kroate, emigrantët po shkaktonin probleme në një kafene në pronësi të vëllait të Beroviq.

Në pamundësi për të përballuar migrantët, ai thirri vëllain e tij për ndihmë, kur edhe u ther me thikë.

Një migrant nga Maroku që dyshohet se ka vrarë Beroviqn u arrestua ditë më parë në Bosnjë, por i njëjti u lirua më pas nga policia, pasi ata kishin identifikuar personin e gabuar.

Të dyshuar për vrasjen e të njëjtit, mediat raportojnë se janë tre migrantë të cilët u arrestuan sot në Prishtinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat