“Zëri i Prindërve” kritikon deputetët për neglizhencë dhe reagon ndaj individëve që politizojnë çështjen e të pagjeturve

Lajme

“Zëri i Prindërve” kritikon deputetët për neglizhencë dhe reagon ndaj individëve që politizojnë çështjen e të pagjeturve

Nga: F.B Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Në selinë e shoqatës “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë në prani të shumë familjarëve dhe anëtarëve të shoqatës u mbajt takimi i rregullt, ku pikërisht në Ditën e Flamurit dhe përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ata shprehën kritikën dhe mllefin për neglizhencën dhe mospunën e deputetëve dhe shfrytëzimin e çështjes së personave të pagjetur për pikë politike.

Kreu i shoqatës fillimisht Bajram Qerkini ka theksuar se në kohën në të gjithë vendin dhe trojet etnike është festë përjashtim bëjnë vetëm familjet e personave të pagjetur që ende nuk shijuan aromën e lirisë dhe çlirimit duke mbetur peng të fatit të pazbardhur të më të dashurve të vetë.

“Sot kur trojet etnike festojnë tri data me rëndësi, për familjarët e personave të pagjetur nuk ka festë dhe gëzim, pasi vazhdojnë të mbesin peng të fatit të pazbardhur të më rë dashurve të vetë, andaj nga ky takim dërgojmë kritikë institucioneve për neglizhencë ndaj kategorisë së personave të pagjetur dhe politizim të kësaj çështje humanitare” tha Qerkini.

Ne, vazhdoi ai, "përkundër përpjekjeve nuk po ia dalim të ofrojmë ndihmën e nevojshme për shumë familje, që vazhdojnë të bredhin rrugëve , të papunë, pa mbështetje edhe në gjendje jo të mirë ekonomike" ha ai.

Nisur nga kjo si shoqatë, bazuar edhe në diskutimet e anëtarëve po radhisim disa nga kërkesat dhe konkluzionet e këtij takimi, që kanë të bëjnë me veprime efikase, respektim të drejtave edhe lirive elementare, angazhimin në hulumtimin e varrezave dhe zbardhjen e fatit të pagjeturve, gjetjen e zgjidhjes rreth ndalimit të kompensimit familjeve me asistencë dhe ndalimin e politizimit të çështjes nga individ në emër të shoqatave e familjeve të personave të pagjetur.

-Shoqata jonë konsideron shkelje të drejtave dhe lirive të familjarëve të personave të pagjetur mos-zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.

-Kritikohet gjuha dhe veprimi që bëhet në Parlament dhe debate si dhe politizimin e çështjes së personave të pagjetur, kur dihet se ende shumë varreza nuk janë hulumtuar dhe kemi mijëra fate të pazbardhura

-Deri kur do zhargitet zgjidhja e çështjes së pensioneve - kompensimit për familjarët dhe ndalimi i mjeteve për ata që janë në asistencë sociale

-Apelojmë te politikanët që mos të shfrytëzojnë çështjen e pagjeturve për pikë politike, siç po bëjnë persona të caktuar nga subjekte të caktuar, për çështjen e pagjeturve duhet të flasin vetëm përfaqësuesit legjitim dhe vetëm familjarët.

Në këtë vazhdë sipas shoqatës “Zëri i prindërve “duhet kuptuar edhe reagimet që po bëhen ndaj zëvendës-kryeministrit, që është kryekëput reagim politik edhe politizim.

Qerkini ka theksuar se apelojmë tek drejtuesit e shoqatave të personave të pagjetur që të unifikojnë qëndrimet dhe të bëhen bashkë, në përpjekjen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që do ndikoj edhe në efikasitetin dhe veprimin e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat