Zgjedhjet në veri të Mitrovicës – nuk ka pasur probleme të mëdha gjatë hapjes së vendvotimeve

Lajme

Zgjedhjet në veri të Mitrovicës – nuk ka pasur probleme të mëdha gjatë hapjes së vendvotimeve

Nga: F.B Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në veri të Mitrovicës dhe Podujevë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave, për këtë pozitë në Mitrovicë po konkurrojnë katër kandidat dy serb dhe dy shqiptar, shkruan “RTS” transmeton “Bota sot”.

Nga KQZ kanë njoftuar se vendvotimet janë hapur me kohë ndërkohë që bëjnë thirrje votuesit që gjatë kryerjes së obligimit qytetar të bartin maska dhe të mbajnë distancën.

Janë formuar ekipe mobile që do të vizitojnë personat e sëmurë me covid në adresat e shtëpive, për të ju mundësuar të drejtën e votimit.

Veriu i Mitrovicës është në zonën e rrezikut për transmetim të infeksionit dhe me orë policore nga ora 19,00, por me vendim të veçantë për shkak të zgjedhjeve lëvizja do lejohet sot deri në ora 22.00.

Burime nga veriu në Mitrovicë njoftojnë se gjatë hapjes së vendvotimeve nuk ka pasur probleme.

Mitrovicasit do të votojnë në 27 qendra vendvotimi dhe presin zgjidhje të problemeve të përditshme të problemeve komunale dhe lëvizjes në hapësira publike.

Për kryetar të veriut në Mitrovicës nga radhët e serbëve konkurrojnë Milan Radojeviç nga Lista Serbe dhe Dushan Milunoviç, kandidat i pavarur, ndërsa nga PDK Florent Azemi dhe Vetëvendosja Erden Atiq.

Zgjedhjet në Mitrovicë po mbahen pas dorëheqjes së kryetarit Gorna Rakiq që ka marrë pozitën e zëvendës-kryeministrit në qeverinë e Kosovës.

Vendvotimet do të jenë të hapura nga 7.00 deri në 19.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat