“Haga”, Demaliaj: Nuk janë çlirimtarë! Të japin llogari për ato që i kanë bërë Kosovës

Lajme

“Haga”, Demaliaj: Nuk janë çlirimtarë! Të japin llogari për ato që i kanë bërë Kosovës

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:30
Ilir Demaliaj

Publicisti Ilir Demaliaj nga Amerika në një lidhje live për Ora News ka thënë se të shoqëruarit në Hagë duhet të japin llogari para popullit të Kosovës për krimet e luftës.

Demaliaj ka vijuar më tej duke mos pranuar t’i quajë çlirimtarë për shkak të vendimeve që kanë marrë për Kosovën, sipas tij, për korrupsionin dhe mosndërkomin e shtetit.

Demaliaj: Mënyra se si e denigruam ne shtetin, se si ata çlirimtarë të Kosovës që gjenden sot në Hagë që para se të shkonin atje të jepnin llogari para popullit për çdo gjë që kanë bërë, zullumet që kanë bërë në Kosovë, për korrupsionet që kanë bërë në Kosovë, për shkatërrimin dhe mos ndërtimin e shtetit. Sot po na mburren si çlirimtar por nuk janë të tillë.

Le të japin llogari në Hagë, sepse ajo e di se ç’kanë bërë. Duhet të jipet edhe përgjegjësi për vrasjet e bëra para 20 vitesh. Kush e vrau Enver Malokun? Kush e vrau këshilltarin e Rugovës? Të gjitha dihen, por cubizmi dhe banidtizmi i çlirimtarëve nuk ka lënë që të hapin gojën qytetarët e Kosovës. Le të jesh hero, porn ë momentin që ke kryer krim je kriminel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat