Xharra: Çka janë more këto shtatore! Bac, me na falë se s’janë në tokë të bukës!

Lajme

Xharra: Çka janë more këto shtatore! Bac, me na falë se s’janë në tokë të bukës!

Nga: A.Zh Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:27
Shtatoret e heronjve Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe Adem Jasharit

Kritika për shtatoret e heronjve Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u vendosen dje në qytetin e Prizrenit, ka dhënë edhe gazetarja Arbana Xharra.

Ajo ka kërkuar falje nga heronjtë, duke thënë se krijuesit e shtatoreve “nuk janë në tokë të bukës”, përcjell Bota sot.

“Çka mi pasket bo more kështu Skënderbeut. Bac, me na falë se s’janë në tokë të bukës. Çka janë more këto shtatore”, ka shkruar Xharra në një postim në Facebook.

Për këto shtatore ka pasur kritika të shumta nga shoqëria civile që nga dita e djeshme./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat