Skenari ferri për Ballkanin nga Biden nis nga Srpska - sipas Serwerit do të ketë “ndryshim të strukturës së Dejtonit për BeH”

Lajme

Skenari ferri për Ballkanin nga Biden nis nga Srpska - sipas Serwerit do të ketë “ndryshim të strukturës së Dejtonit për BeH”

Nga: F.B Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 10:47
Joe Biden

Rikonstruktim apo reformë e marrëveshjes paqësore të Dejtonit pritet të jetë një nga detyrat e ShBA-ve dhe presidentit në ardhje Joe Biden, ka thënë për “Avaz” të Sarajevës, profesori universitar Daniel Serwer, transmetojnë “Informer” dhe “Bota Sot”.

Server që mediat serbe e quajnë urrejtës të serbëve, ka thënë se “angazhimi më i fuqishëm i ShBA-ve pritet në Ballkanin perëndimor, posaçërisht kur të merret parasysh biseda që Biden ka pasur me liderët e BE-së.

“Gjatë këtyre bisedimeve u arrit pajtimi për angazhim më të fuqishëm të ShBA-ve në Ballakn dhe ai angazhim nuk mund të kalojë pa ndryshimin e strukturës së Dejtonit për BeH” tha ai.

Sipas tij BE dhe ShBA duhet të bëjnë gjithçka që BeH të bëhet funksional si shtet në kufijtë e vetë dhe të përmbush kushtet për hyrje në BE dhe NATO.

“Kjo do të thotë heqjen e arkitekturës drejtuese të krijuar në Dejton, BeH në të ardhmen duhet drejtuar nga qeveria në Sarajevë dhe të udhëheq bisedimet për kushtet ndak Be-së dhe që komunat të ofrojnë të drejta të njëjta individëve edhe mbrojtje gjyqësore për pakicat” tha Serwer.

Këto sipas tij duhet arrihen me marrëveshjen mes Be dhe ShBA dhe reformave në procesin kushtetues edhe në reformat tjera.

“Duhet përgatitur Kushtetutë të re, të eliminohen apo zvogëlohen rolet e etniteteve dhe të sigurohet aplikimi i vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. Po ashtu institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore duhet ndalojnë me praktikën e ndihmës për etnitet dhe parat të orientohen në qeverinë shtetërore në Sarajevë” tha Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat