Alarmon Interpoli: Grupet kriminale mund të vjedhin vaksinën origjinale të Covid19

Lajme

Alarmon Interpoli: Grupet kriminale mund të vjedhin vaksinën origjinale të Covid19

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Ilustrim

Interpol ka lëshuar një alarm global për agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën duke i paralajmëruar ato se rrjetet e kriminale të organizuar mund të përpiqen të shesin vaksina të rreme Covid-19 ose mund ta vjedhin atë të vërteten.

Agjencia globale e koordinimit të policisë, me qendër në Francë,  njoftuan se kanë lëshuar një alarm për forcat e policisë në 194 vendet anëtare duke i paralajmëruar të përgatiten për krimin e organizuar  të cilat kanë synime ndaj vaksinës anti-covid, shkruan "Bota sot".

Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jürgen Stock  tha se pandemia tashmë ka shkaktuar "sjellje kriminale" dhe paralajmëroi për një valë të re të veprimtarisë kriminale "në lidhje me falsifikimin, vjedhjen dhe reklamimin e paligjshëm të vaksinave Covid-19".

Agjencia bëri thirrje për koordinim të ngushtë midis rregullatorëve shëndetësorë dhe zbatuesve të ligjit ndërsa vaksinat t`i afrohen aprovimit dhe shpërndarjes në mënyrë që të sigurohet zinxhiri i furnizimit dhe të identifikohen faqet e internetit të paligjshme që shesin vaksina të rrejshme.

“Deri sa qeveritë përgatiten të hapin programe masive të vaksinimit, bandat kriminale "planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirët e furnizimit. Gjithashtu synojnë përmes faqeve të internetit të rreme të bëjnë shërbime të rreme që mund të paraqesin një rrezik të rëndësishëm për shëndetin e tyre, madje edhe jetën e tyre", ka thënë sekretari i Interpolit, Jürgen Stock.

“Është element i domosdoshëm që zbatuesit e ligjit të jenë sa më të përgatitur për sulmet e të gjitha llojeve të veprimtarisë kriminale të lidhur me vaksinën Covid-19”, tha ai, shkruan "Bota sot"..

Agjencia tha se bandat kriminale kanë shumë mundësi të fillojnë prodhimin paralel dhe të bëjnë shpërndarjen e kompleteve të testimit të "paautorizuar dhe të falsifikuar" të koronavirusit pasi të rifillojnë udhëtimet ndërkombëtare dhe linjat ajrore. Ndryshe,  autoritetet e imigracionit gjithnjë e më shumë po kërkojnë që pasagjerët të kenë një rezultat negativ të testit.

Gjithashtu, Interpol paralajmërojnë publikun që të kenë kujdes të veçantë kur kërkojnë në internet pajisje mjekësore ose ilaçe. Interpol tha  që njerëzit përballen me rrezik jo vetëm nga produktet potencialisht të rrezikshme për jetën, por edhe nga kërcënimet kibernetike, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat