Nga këto komuna ishin 22 viktimat dhe kjo ishte mosha e tyre

Lajme

Nga këto komuna ishin 22 viktimat dhe kjo ishte mosha e tyre

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Ka arritur në 1 mijë e 62 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, më së shumti viktima janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. Kanë qenë gjithsej nëntë persona nga Prishtina të cilët në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Mosha e 22 viktimave sipas të dhënave të IKSHPK-së është nga 60 deri në 84-vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat