Merkel ‘takohet’ me Vuçiqin, bisedojnë për dialogun me Kosovën

Lajme

Merkel ‘takohet’ me Vuçiqin, bisedojnë për dialogun me Kosovën

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:38
Merkel ‘takohet’ me Vuçiqin

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë në mënyrë ‘online’ me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç bëjnë të ditur mediet serbe, takimi-biseda virtuale është zhvilluar pasditen e së enjtes.

Vuçiq ka publikuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Instagram ku edhe ka bërë të ditur se temë e këtij takimi virtual ishte lufta kundër koronavirusit, marrëdhëniet Serbi-Gjermani, zgjerimi i Bashkimit Evropian si dhe temë kryesore ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Mediet serbe bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes Vuçiq pritet të tregojë detaje të kësaj bisede përmes mediumit publik serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat