Skandaloze/Për ngacmim seksual janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë

Lajme

Skandaloze/Për ngacmim seksual janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Javët e fundit janë drejtuar akuza të rënda në drejtim të zyrtarëve policorë në vend. Aktivistja Arta Avdiu, ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë dhe vajzat për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar Avdiu në Facebook.

E se ka raste kur zyrtarët policorë ngacmojnë seksualisht vajzat dhe gratë e kanë konfirmuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Nga IPK-ja kanë thënë se për ngacmime seksuale në tri vitet e fundit janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë dhe se është rekomanduar edhe suspendimi i tyre.

“Duke ju referuar statistikave zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës, për tri vitet e fundit (periudha kohore 2018,2019 dhe 2020), me dyshimin për veprat penale të cekura në kërkesën tuaj, IPK ka arrestuar 6 zyrtarë policorë e po ashtu është dhënë edhe rekomandimi për suspendimin e 6 zyrtarëve policorë”, kanë deklaruar nga IKP-ja.

Përveç zyrtarëve policorë, Inspektorati ka arrestuar edhe tre qytetarë nën dyshimin për vepra të tilla penale.

“Ndërsa si rezultat i hetimeve penale nën dyshimin për vepra të njëjta penale nga IPK janë arrestuar edhe tre qytetarë”, kanë deklaruar nga Inspektorati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat