Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti 29 aktakuza ndaj 36 personave

Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti 29 aktakuza ndaj 36 personave

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:47
Prokuroria Themelore

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se brenda 24-orëve ka ngritur 29 aktakuza kundër 36 personave.

Prokuroria njofton se 12 aktakuza janë kundër 12 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Ndërsa aktakuzat tjera mund t’i shihni më poshtë:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave apo shenjave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat