E tmerrshme: Aditivi me të cilin bëhen bukët në Kosovë, prodhohen në Kinë nga flokët e njeriut?

Lajme

E tmerrshme: Aditivi me të cilin bëhen bukët në Kosovë, prodhohen në Kinë nga flokët e njeriut?

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një kronikë të një kanali televiziv gjerman 7 Galileo, ku shpjegohet i tërë procesi i prodhimit të aditivëve në Kinë.

Shqetësuese janë materiet prej të cilave përfitohen aditivët si dhe kushtet në të cilat kryhet ky proces.

Aty raportohet se aditivët janë ndaluar në vendet e BE-së, madje nuk i përdorë as Shqipëria, Serbia dhe shtetet tjera, ndërsa në Kosovë vazhdojnë të përdoren në mënyrë të pakontrolluar.

Këto substanca përdoren në Kosovë, prandaj është rritur numri i personave të prekur nga sëmundje të ndryshme.

Kosova e ka një rregullore për përdorimin e aditivëve, por sa zbatohet ajo në praktikë, është çështje tjetër.

Shpeshherë ka pasur debate, madje dhe në Parlamentin e Kosovës, sa i përket dozës së përdorimit të kësaj substance, që me të drejtë dyshohet se është shumë herë më e lartë se sa lejohet.

Një punëtore në një furrë buke, në kushte anonimiteti, ka treguar se aditivët përdoren pa ndonjë kriter.

Kjo është njëra anë e problemit me aditivët.

Fundja, inspektorët e ushqimit mund ta mbikëqyrin më mirë tregun dhe të ndalojnë abuzimet me aditivë.

Ana tjetër është materia prej nga përfitohen aditivët dhe kushtet në të cilat prodhohen këto substanca.

Këtu qëndron thelbi i shqetësimit të këtij qytetari, edhe pse nuk është i sigurt për prejardhjen e aditivëve në Kosovë.

Këtu e keni edhe linkun ku mund të shikohet videoja e prodhimit të aditivëve, në gjithë procesin e punë, e televizonit 7 Galileo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat