Mediet serbe reagojnë për statusin e Ramës “Liria ka emër” të shoqëruar me foto të Rugovës dhe Thaçit

Lajme

Mediet serbe reagojnë për statusin e Ramës “Liria ka emër” të shoqëruar me foto të Rugovës dhe Thaçit

Nga: F. B. Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Rugova dhe Thaçi

Mediet serbe kanë reaguar duke e quajtur të turpshme foton dhe statusin e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook ku krahas fotos së Dr. Ibrahim Rugovës me Hashim Thaçin nga Dejtoni ka shkruar edhe moton “Liria ka emër”, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas portalit serb “Alo” me këtë foto nga viti 1999 në kohën e Konferencës së Rambujes dhe statusin e publikuar, kryeministri shqiptar Rama ka goditur direkt në të gjithë serbët.

Kryeministri Rama përsëri ka publikuar foto të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të shoqëruar me moton “Liria ka emër” si mbështetje për te, gjë që ditëve të fundit e bënë shpesh.

Këtë publikim, kësaj radhe kryeministri Rama e bëri duke e publikuar edhe foton në të cilën Thaçi ndodhet afër presidentit të dikurshëm të Kosovës Dr Ibrahim Rugovës.

Kjo foto është bërë gjatë kohës së Konferencës së Rambujes në Francë në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat