Truproja e Millosheviqit zbulon marrëveshjen sekrete të vitit 1995 që Maqedonia të mbetej pjesë e Jugosllavisë

Lajme

Truproja e Millosheviqit zbulon marrëveshjen sekrete të vitit 1995 që Maqedonia të mbetej pjesë e Jugosllavisë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Goran Pajiç

Truproja e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq, Goran Pajiç ka zbuluar fakte se kishte marrëveshje sekrete që Maqedonia të mbetej pjesë e Jugosllavisë, por atë vit me 3 tetor 1995 u krye një atentat ndaj Kiro Gligorovit në Shkup dhe çdo gjë dështoi, shkruan “Espreso” transmeton “Bota Sot”.

Sipas fjalëve të tij presidenti maqedon në kohën e shkatërrimit të SFRJ Kiro Gligorov dhe Slobodan Millosheviq ishin pajtuar që Maqedonia të gjendej në përbërjen e Jugosllavisë së re.

"Kur në vitin 19995 ndodhi atentati ndaj Gligorov, ai përpara kësaj ishte në takim sekret me Sllobodan Millosheviq dhe ishin pajtuar që Maqedonia të ishte pjesë e Jugosllavisë së re. Mirëpo, është e qartë s kjo nuk i konvenonte dikujt dhe shpejtë u organizuar atentati ndaj Gligorov.  Në raste të tilla çdo gjë vendoset në pjesë të sekondës” tha Pajiç në emisionin e mëngjesit.

Pajiç për dhjetë vjet ishte pjesë e njësisë së sigurimit të presidentit serb Millosheviq.

Të përkujtojmë, shkruan “Espreso”, se ndaj Kiro Gligoroc më 3 tetor 1995 u krye atentat i pasuksesshëm para hotelit Bristol në Shkup, ku ai pësoi lëndime të rënda dhe humbi njërin sy. Rrethanat e atentatit dhe kryesve të tij edhe sot e kësaj dite nuk dihen.

Gligorov ishte presidenti i parë i Maqedonisë, funksion këtë që e ka kryer nga 1991 deri 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat