Motrat Avdiu sulmojnë profesor Blerim Latifin, mbrojnë Atifete Jahjagën

Lajme

Motrat Avdiu sulmojnë profesor Blerim Latifin, mbrojnë Atifete Jahjagën

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Motrat Avdiu

Aktivistet e njohura, motrat Arta dhe Zana Avdiu, kanë reaguar ndaj profesorit Blerim Latifi, pasi ky i fundit në një shkrim në Facebook, kritikoi ish-presidenten Jahjaga për ndërhyrjet estetike.

“Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike”, shkruan profesor Latifi.

Aktivistja Zana Avdiu, thotë se “tani një burrë po i tregon një gruaje qysh me u dokë”

“Kur një burrë don me i tregu një gruaje edhe qysh mu doktë. Një gruaje, një aktivisteje e cila ka ba mas shumti për drejtat e grave e poziten e tyne në këtë shoqni.  Deri sa e lexova regimin e Blerim Latifit, që e mesojke Atifeten cka është barazia gjinore, mu kujtu rasti i Rebecca Solnit, kur një burrë ia spjegon libren e saj.  I njëjti vetebesim, e njejta sjellje është e Blerimit ndaj ish Presidentes.  Edhe qysh është barazia gjinore e qysh me luftu, po doni me na e mësu a? Ec bre!”, shkruan Zana, derisa motra e saj Arta shkruan:

“Atifete Jahjaga ka qenë një presidente shumë e mirë. Ndëersa si aktiviste është për cdo lavdatë.

Nuk është aspak punë e burrave të tregojne se si duhet të duken gratë. Aq më pak një aktiviste për të drejtat e grave.

Shahen e kritikohen Igballe Rugova dhe Melihate Tërmkolli për dukjen dhe stilitin e tyre. Me të njejtën mase sulmohen gratë që kanë një stil dhe dukje ekstravagante.

Në fakt, në shoqëri patriarkale, gratë duhet të jenë të bukura por jo shumë të bukura se tani fillojnë sulmet e lincimet.

Në një shoqëri të lire, të barabartë, gratë nuk i mëson kërkush se qysh duhet të doken, ato e dijne vete.

Mediat dhe profesoret është mirë ta vlerësojnë punen e ish-presidentes dhe jo dukjes se saj!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat