Presheva nuk dekorohet sivjet, paratë do të shkojnë për fëmijet jetimë dhe nënat vetmbajtëse

Lajme

Presheva nuk dekorohet sivjet, paratë do të shkojnë për fëmijet jetimë dhe nënat vetmbajtëse

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:00
Presheva

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se sivjet nuk do të ketë dekorime për festat e fundvitit.

Arifi theksoi se mjetet e dedikuara do të shkojnë për fëmijet jetimë.

Po ashtu dhe nënat vetmbajtëse.

“Kemi vendosur që këtë vit mos të dekorohet qyteti si vitet e tjera dhe mjetet e parapara për dekorimin e qytetit për festën e vitit të ri t’ua dedikojmë fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse, ku do ti sigurojmë pako ushqimore dhe higjienike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat