Eskalon Petkoviç: Politikanët shqiptarë mbajnë fotografi të Jeremiqit në shenjë falënderimi

Lajme

Eskalon Petkoviç: Politikanët shqiptarë mbajnë fotografi të Jeremiqit në shenjë falënderimi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:50
Petar Petkoviç

Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra Serbe për Kosovën”, e konsideroi si goditjen më të madhe të diplomacisë serbe kur u mor vendimi i GJND’së për legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, teksa pretendoi se politikanët shqiptarë mbajnë fotografi të ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në shenjë falënderimi.

Ishte Jerimiç ai që e dërgoi kërkesën për gjykimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, rast ky i humbur nga pala serbe.

Mediumi serb ‘Kosovo Online’ raporton që Petkoviç të ketë thënë se Jeremiç nuk kërkoi asnjëherë falje për këtë.

“Ai është arsyeja pse është për t’u habitur që ai që përforcoi bazat e pavarësisë së Kosovës me veprime të tilla, sot po përpiqet që në mënyrë të rreme dhe pa asnjë argument të vetëm, me një urrejtje të hapur, të akuzojë Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq, për heqjen dorë nga sovraniteti në Kosovë”, ka thënë ai.

Jeremiç tutje e ka konsideruar propagandën serbe si “politikë të mençur dhe të matur”, teksa krahasoi qeverisjen e tashme me të kohës së ish-ministrit Jeremiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat