Daçiq nuk befasohet me presionin e Cramon: Është bërë praktikë të na sulmojnë, përderisa Prishtinën e shikojnë përmes gishtave!

Lajme

Daçiq nuk befasohet me presionin e Cramon: Është bërë praktikë të na sulmojnë, përderisa Prishtinën e shikojnë përmes gishtave!

Nga: F.B Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Ivica Daçiq

"Nuk më befasojnë presionet pa marr parasysh nga vijnë që po bëhet praktike që Beogradi të akuzohet për gjithçka, ndërsa Prishtina të shikohet përmes gishtave", ka deklaruar kreu i Kuvendit Ivica Daçiq, duke komentuar deklaratat e deputetes Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën, shkruan “Infermer”, transmeton “Bota Sot”.

Ai deklaratën e Cramon e quajti jo diplomatike, të ashpër për dike në atë pozitë dhe për të ka marr komente edhe nga kolegët e saj: “Ata nuk janë të kënaqur që nuk kemi harmonizuar gjithçka që nuk përputhet me interesin tonë kombëtar. Shqipëria kishte harmonizuar qind për qind politikën e saj me BE dhe çdo gjë vinte nga BE dhe nuk hapin bisedimet, prandaj është gënjeshtër se harmonizimi përshpejton bashkëngjitjen”, tha Daçiq.

Daçiq tha se Serbia do të bëjë çdo gjë në interesin e saj dhe atë regjional dhe pajtimin: “Projeksionet tona bazohen në stabilitetin regjional dhe stabilitetin e brendshëm”, tha Daçiq.

Ai tha presionet nuk kanë efekt që 5 vendet e BE të ndryshojnë vendimin dhe pranojnë Kosovën, sepse ato kanë probleme të ngjashme dhe Brukseli nuk mund t'ua caktojë qëndrimin.

BE, sipas tij, nuk e ka dashur marrëveshjen e Uashingtonit dhe shumë në Evropë nuk e kanë dashur Trumpin, ndërkohë që mbështesin Bidenin.

“Ndikimi i deputetes Cramon në skenën ndërkombëtare politike është zero dhe nuk duhet marr me deklaratat e saj, ne e dimë cila është politika jonë, me rëndësi që të sigurohet mbështetje nga fuqitë e mëdha, që kanë ndikim vendimtar”, tha ai.

Ai lavdëroi raportet me administratën Biden, ndonëse sipas tij, ai ka njerëz që mendojnë se është koha për presione ndaj Serbisë. “Nuk do të jetë si më parë, me rëndësi janë raportet sa më të mira me BE dhe Rusinë që është garanci në KS të OKB-së, që mos të kalojë zgjidhja që nuk i konvenon Serbisë”, tha Daçiq.

Ai tha se javën tjetër në Serbi do të qëndrojë ministri i jashtëm rus Lavrov. "Me rëndësi që me Kinën kemi raporte të mira, këto janë me rëndësi dhe jo çfarë ka thanë Cramon. Unë do ta ftoj të shkëmbejmë qëndrime, por vështirë se atë e pyet dikush", tha ai.

"Për fat, lotuesi i shqiptarëve Engel nuk do të jetë më pjesë e Kongresit dhe se secila paraqitje e Ollbrajt është nxitje e zemërimit tek serbët se ishte pjesë e administratës Clinton kur u vranë serbët në llogari të Shqipërisë së Madhe dhe Kosovës", u shpreh ai.

“Clinton dhe Ollbrajt kanë gënjyer se serbët kanë kryer masakra, vranë civilë dhe në doli se nuk ishte e vërtetë dhe nuk u proceduan ato raste kurrë”, tha Daçiq.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që të “gjendet interesi i përbashkët me ShBA, duhet të shfrytëzohen të gjitha linjat, të bëhen paqësorë skifterët në administratën amerikane”, tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat