I burgosuri në Qendrën Korrektuese në Dubravë ndërron jetë në Spitalin e Pejës

Lajme

I burgosuri në Qendrën Korrektuese në Dubravë ndërron jetë në Spitalin e Pejës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:59
Foto Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 05:45 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. C, viti i lindjes 1948.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme psikiatrike dhe ishte trajtuar me terapi përkatëse.

“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në  Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, më datë 10.12.2020 ishte testuar për COVIF-19, me ç‘rast kishte rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat